Java vendimtare në Bruksel për zgjerimin e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor

Para 4 muaj

Nga 15 deri më 19 dhjetor, Brukseli zhvillon një javë të ngarkuar me takime të nivelit të lartë të BE-së. Të hënën mblidhet Këshilli i Ministrave të Jashtëm, ndërsa të martën Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, ku pritet të miratohen konkluzionet e zgjerimit që prekin Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.

Më 17 dhjetor mbahet samiti BE–Ballkani Perëndimor, ku Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa më 18–19 dhjetor, udhëheqësit e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare diskutojnë zgjerimin si temë kryesore, të cilin presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka cilësuar si investimin më të rëndësishëm gjeostrategjik të BE-së.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova mbetet pa statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar prej tre vitesh.