Jam i bukur, shëtis botën’, Albana nxjerr mesazhet e psikiatrit

Para 7 muaj

Prezantuesja sportive Albana Bejko ka folur për herë të parë pas denoncimit ndaj psikiatrit kosovar Behar Kamberi, i cili, sipas saj, e ka ngacmuar për më shumë se një vit me mesazhe të vazhdueshme dhe shqetësuese. Komunikimi nisi në 2020 dhe u intensifikua pas një takimi rastësor në verën e kaluar. Në emisionin “Goca dhe Gra” u publikuan disa nga mesazhet ku Kamberi i propozon martesë dhe kërkon takim. Bejko ka falënderuar policinë për reagimin, por ka kritikuar prokurorinë për trajtimin sipërfaqësor të çështjes.