Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, njoftoi të shtunën se ushtria izraelite ka vrarë një komandant të lartë iranian, Saeed Izadi, në një sulm ndaj një apartamenti në qytetin Qom. Izadi, anëtar i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike, ishte përgjegjës për financimin dhe armatosjen e Hamasit para sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, sipas Katz.
Ministri e përshkroi këtë veprim si një “arritje të madhe për inteligjencën izraelite dhe Forcat Ajrore” dhe u zotua për “drejtësi për të vrarët dhe pengjet”.
Ndërkohë, IRGC nuk ka konfirmuar ende vdekjen e komandantit.
