Izraeli: Vr*amë mbi 20 komandantë iranianë, përfshirë kreun e inteligjencës ushtarake

Para 10 muaj

Izraeli ka njoftuar se ka vrarë mbi 20 komandantë ushtarakë iranianë që nga fillimi i operacionit të fundit ushtarak. Mes të vrarëve është edhe Gholam-Regha Merhabi, kreu i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, si dhe gjenerali Mehdi Rabbani, zëvendëskreu i operacioneve, sipas mediave iraniane.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të godasë “çdo vend dhe çdo objektiv” të Iranit, duke shtuar se janë ndërmarrë veprime për të shkatërruar aftësitë e Iranit për prodhimin e raketave balistike dhe pasurimin e uraniumit.