Izraeli nis përgatitjet për tërheqje graduale nga Gaza pas marrëveshjes

Para 6 muaj

Tel Aviv/Gaza, 9 Tetor 2025 – Ushtria izraelite (IDF) ka nisur përgatitjet për tërheqje graduale nga disa zona të Rripit të Gazës, si pjesë e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

Zëdhënësi i IDF-së konfirmoi se trupat kanë filluar përgaditjet të tërhiqen nga korridori ushtarak “Netzarim”, i cili lidhte veri-jugun e Gazës dhe përdorej për operacione tokësore. Sipas tij, forcat do të ripozicionohen në zona më periferike për të mundësuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe lirimin e pengjeve.

Tërheqja është pjesë e një faze të parë të marrëveshjes, e cila parashikon ndalimin e luftimeve, lirimin e pengjeve izraelitë dhe lehtësimin e rrethimit ndaj civilëve palestinezë.

Ministria e Mbrojtjes izraelite nuk ka konfirmuar një afat përfundimtar për tërheqje të plotë, duke theksuar se gjithçka do të varet nga zbatimi i kushteve të marrëveshjes nga pala palestineze.