Forcat detare izraelite kanë ndaluar një jaht që po tentonte të thyen bllokadën detare dhe të sillte ndihmë humanitare në Rripin e Gazës. Në bord ndodheshin aktivistja e njohur për klimën Greta Thunberg dhe një ligjvënëse franceze në Parlamentin Evropian, mes shumë aktivistëve nga vende të ndryshme.
Jahti, i përshkruar nga Ministria e Jashtme e Izraelit si një “jaht për selfie”, ishte paralajmëruar nga marina izraelite që të ndryshonte kursin. Më vonë, autoritetet izraelite njoftuan se jahti ishte duke u drejtuar “i sigurt drejt brigjeve të Izraelit”.
Ministria e Jashtme palestineze ka reaguar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e sigurisë së aktivistëve. Ndërkohë, një zyrtar i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Palestinë ka kërkuar që më shumë anije të nisen drejt Gazës për të sjellë ndihma.
Në bord ndodheshin shtetas nga Brazili, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, Suedia dhe Turqia, që kërkonin të dorëzonin ndihma në një zonë ku situata humanitare vazhdon të jetë e rëndë për shkak të luftës dhe bllokadës.
