Izmaku: Kuvendi i Kosovës ka nevojë për një figurë si Fatmir Limaj

Para 11 muaj

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për një figurë unifikuese në krye të tij. Sipas saj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, përfaqëson më së miri këtë profil.

Në një prononcim për media, Izmaku theksoi se Nisma e sheh Limajn si zgjedhjen më të përshtatshme për drejtimin e Kuvendit, duke shtuar se janë duke u zhvilluar bisedime “pozitive dhe konstruktive” me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me këtë çështje.

“Ekziston një frymë respekti në mesin e deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare për z. Limaj,” u shpreh Izmaku, duke nënvizuar se figura e tij shihet si faktor bashkues në një kohë kur konsensusi është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve.