Sipas Petraeus, Lituania është vendi më i rrezikuar për një inkursion të mundshëm rus, që mund të përdorej për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hyrje për një ofensivë më të gjerë.
Ai kritikoi ish-presidentin amerikan Donald Trump për qëndrimin e butë ndaj Putinit, dhe gjithashtu Joe Bidenin për dështimet në armatimin e duhur të forcave ukrainase.
Petraeus i bëri thirrje gjithashtu Mbretërisë së Bashkuar të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese, duke i cilësuar ato si një parandalues të rëndësishëm në fushëbetejë.
