Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili kritikoi ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke thënë se PDK-ja nuk është reformuar dhe se ata duhet të vizitohen për “instruksione politike”. Mustafa e quajti të papranueshme që të bëhet politikë me figura që ndodhen në Hagë për pesë vjet, duke e cilësuar situatën si “pengmarrje më shumë se drejtësi”. Ai shtoi se Kurti nuk është autoritet për të folur për reforma politike dhe e akuzoi për popullizëm, mashtrime dhe përçmim ndaj qytetarëve përmes konceptit të “analfabetëve funksionalë”.
