Irani në flakë – Izraeli kryen sulme të reja ajrore

Para 10 muaj

Lindja e Mesme është futur në një tjetër spirale tensionesh, pasi Forcat Ajrore të Izraelit kanë ndërmarrë një seri sulmesh ajrore të koordinuara ndaj objektivave strategjikë në territorin iranian.

Sipas burimeve ndërkombëtare, në shënjestër kanë qenë fabrika raketash e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Shiraz, baza ajrore dhe aeroporti në Tabriz, si dhe një depo armësh në Borujerd. Një nga goditjet më të rëndësishme u raportua në qendrën e pasurimit të uraniumit në Natanz, një nga nyjet kryesore të programit bërthamor të Iranit.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për de-përshkallëzim urgjent.