Irani nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, tha se vendimi nuk është marrë dhe theksoi se diplomacia do të përdoret vetëm kur të plotësohen kushtet për mbrojtjen e interesave dhe sigurisë kombëtare.
