Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar një raport të inspektimit të jashtëzakonshëm mbi përdorimin e teknologjisë për matjen e shpejtësisë nga Policia e Trafikut. Raporti evidenton mospërputhje të shumta ndërmjet të dhënave të radarëve dhe gjobave të shqiptuara.
Nga 84 raste të analizuara:
- Në 55 raste, shpejtësia e regjistruar në gjobë ishte më e ulët se ajo e radarit.
- Në 23 raste, kishte mospërputhje në kufizimin e shpejtësisë.
- Në 3 raste, lloji i shkeljes dhe neni i ligjit ishin të pasakta.
