Inspektorati intensifikon kontrollet për çmimet e derivateve

Para 1 muaj

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se po zhvillon kontrolle intensive për zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të derivateve në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit më 10 mars ishte 1.45 euro për litër për naftën dhe 1.17 euro për benzinën. Ndërsa në tregun vendor, dizeli po shitet nga 1.44 deri në 1.54 euro për litër dhe benzina nga 1.18 deri në 1.31 euro.

Autoritetet bëjnë të ditur se marzha maksimale e lejuar është 2 centë për litër me shumicë dhe 12 centë me pakicë, ndërsa kontrollet po bëhen edhe në bashkëpunim me Administrata Tatimore e Kosovës.