Incident mes të miturve në Drenas: pesë të ndaluar, dy të lënduar dërgohen në QKUK

Para 3 muaj

Një rrahje mes të miturve ka ndodhur mesditën e së enjtes në Drenas. Si pasojë, pesë të mitur janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar dy të mitur të tjerë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.