Ilir Shaqiri rikthehet në reality: nga Big Brother VIP Albania te Ferma VIP 3

Para 24 ditë

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Ilir Shaqiri, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP 3, duke hyrë në program mbrëmjen e së premtes.

I njohur për karrierën e tij në balet dhe si anëtar jurie në Dancing With The Stars, Shaqiri kësaj radhe do të përballet me sfida krejtësisht ndryshe, larg komfortit të përditshëm.

Hyrja e tij është pritur me interes të madh nga publiku, duke qenë një figurë tashmë e njohur për eksperiencat në reality show.