IKShPK: Uji nga fabrika “Badoc” nuk rekomandohet për pije deri në njoftimin e radhës

Para 3 muaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se, për shkak të rritjes së turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika “Badoc”, ky ujë nuk rekomandohet për pije. IKShPK po e monitoron situatën në bashkëpunim me KRU “Prishtina” dhe ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet deri në stabilizimin e plotë të cilësisë së ujit.