Një 17-vjeçar në Ferizaj nuk i është ndalur patrullës së policisë dhe më pas ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale. Gjatë kontrollit u konstatua se ai nuk kishte patentë shoferi dhe automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar. Policia i ka shqiptuar disa gjoba, ka inicuar rast për gjykatë dhe ka konfiskuar përkohësisht automjetin.
