Dita në shtëpinë e Big Brother VIP 5 nisi me përqafime dhe puthje mes Brikenës dhe Mateos, por situata ndryshoi shpejt.
Teksa Mateo i uroi mirëmëngjes dhe bëri shaka për çarçafët, Brikena reagoi e nervozuar dhe u largua pa i kthyer përgjigje. Ai më pas komentoi se ajo “nxehet direkt”, duke shtuar një tjetër episod me tension në raportin e tyre.
Dyshja ka pasur marrëdhënie me ulje-ngritje që nga hyrja e Mateos në shtëpi, ndonëse njiheshin edhe jashtë reality show-t.
