I fejuari i Dua Lipës, Callum Turner, kapet në skena pasionante me aktoren Monica Barbaro…

Para 11 muaj

Aktori britanik Callum Turner dhe aktorja amerikane Monica Barbaro janë parë duke xhiruar skena pasionante për filmin e tyre të ri “One Night Only”, një komedi romantike që po xhirohet aktualisht në New York.

Fotografitë e publikuara nga DailyMail tregojnë dyshen në një moment të ngrohtë – fillimisht duke përshëndetur nga maja e monumentit The Little Red Lighthouse dhe më pas duke ndarë një puthje pasionante përpara kamerave.

Filmi, me regji të Will Gluck (i njohur për suksesin e “Anyone But You”), sjell një histori unike: dy të panjohur kërkojnë një partner për të kaluar një natë – në një ditë të veçantë të vitit kur seksi para martesës lejohet me ligj.

Në kastin e filmit përfshihet edhe Pete Davidson, i cili luan rolin e një detektivi. Premiera e “One Night Only” pritet të ndodhë në verën e vitit 2026.