Hysni Gucati kritikon Gjykatën Speciale për njëanshmëri dhe zvarritje të proceseve

Para 8 muaj

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e akuzuar për zvarritje të qëllimshme të proceseve gjyqësore dhe bashkëpunim me gjykatat serbe. Ai theksoi se kjo gjykatë ndjek vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke lënë pa u ndëshkuar krimet e palëve të tjera. Sipas tij, drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa dallim etnie, ndërsa aktualisht po tentohet të barazohet lufta e UÇK-së me atë të forcave serbe.