Hyn në fuqi sistemi EES për udhëtimet drejt Schengenit

Para 20 ditë

Nga 10 prilli 2026, hyn plotësisht në zbatim Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES), i cili zëvendëson vulosjen e pasaportave me regjistrim elektronik për qytetarët jo-BE, përfshirë shqiptarët. Në hyrjen e parë do të merren të dhëna biometrike (foto dhe shenja gishtash), ndërsa refuzimi i tyre sjell ndalim hyrjeje. Rregulli i qëndrimit deri në 90 ditë mbetet i pandryshuar. Autoritetet paralajmërojnë vonesa fillestare në kufi dhe rekomandojnë paraqitje më të hershme për udhëtim.