Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me situatën e energjisë elektrike në Kosovë. Në një postim në Facebook, ajo njofton se sot në KEK po funksionon vetëm blloku A3 me kapacitet prej 110 MW, ndërsa shton se energjia shtesë në vend po importohet kryesisht nga Serbia. Bajrami kritikoi mungesën e transparencës nga institucionet për çmimet dhe origjinën e energjisë së importuar, si dhe akuzoi LVV-në për pengimin e diskutimit të kësaj çështjeje në Kuvend.
Ajo ka kërkuar nisjen e hetimeve për të gjitha institucionet që lidhen me sektorin energjetik, duke theksuar se importi i energjisë kushton mbi 1 milion euro në ditë, para këto që paguhen nga qytetarët përmes faturave dhe inflacionit.
