Humbi dorën për Kosovën, por kurrë nuk kërkoi asgjë në këmbim

Para 6 ditë

Më 28 korrik 1998, në moshën  20-vjeçare, Qerimi humbi dorën në luftë për lirinë e Kosovës. I gatshëm të jepte edhe jetën për atdheun, ai nuk kërkoi kurrë asgjë në këmbim, madje as protezën që po e siguron sot, 28 vite pas plagosjes.

Sakrifica, dinjiteti dhe besnikëria ndaj Kosovës nuk blihen e as nuk fitohen me interes. Ato janë vlera që lindin nga karakteri dhe dashuria për atdheun.

Krenar për të kaluarën e tij dhe për gjakun e dëshmorëve e luftëtarëve, Qerimi mbetet shembull i qëndresës, sakrificës dhe krenarisë shqiptare.