Humb fëmija 9-vjeçar nga Suhareka, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Para 9 muaj

Një fëmijë 9-vjeçar është raportuar i zhdukur në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij. Fëmija quhet Fatos Jakupi.

Telegrafi ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit, Reshat Selimin, i cili tha se ende po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Nëse keni ndonjë informacion ose e keni parë, ju lutemi kontaktoni menjëherë në numrin: 044 186 889.