Huijsen prezantohet si lojtar i ri te Real Madridi

Para 10 muaj

Futbollisti Dean  Huijsen  u prezantua sot si lojtari i ri  i Real Madridi.

Eventi u zhvillua në  Real Madrid City, me presidentin Florentino Perez, i cili tha se me Huijsen tani janë gati të nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u përballur me sfidat e radhës.

Mesazh emocionues Dean mori edhe nga familja e tij, të cilët i kujtuan atij se fanellën që mbante veshur e kishte ëndërruar si fëmijë.

“Kemi një ekip të shkëlqyer me lojtarë që kanë shënuar një epokë dhe na kanë lejuar të përjetojmë momente që tani janë pjesë e historisë së klubit tonë dhe historisë së futbollit. Dhe duam të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku në rrugën që trashëguam nga figurat e mëdha të  Real Madridit  gjatë gjithë historisë sonë, me talent të madh dhe lojtarë të jashtëzakonshëm. Sot, ne e mirëpresim  Dean Huijsen  në Real Madrid”, tha Perez, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, Huijsen – i cili ka lindur në Amsterdam, por është rritur në Malaga – ka shijuar një ngritje meteorike gjatë 12 muajve të fundit, duke shkëlqyer për Bournemouth në Premier League