Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Siria pas takimit me ministrin sirian në Doha

Para 0 vit

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin për Siguri Globale në Doha, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ministrin sirian për Emergjenca dhe Menaxhim të Fatkeqësive, Raed al-Saleh.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Hoxhaj e ka cilësuar takimin si të rëndësishëm dhe konstruktiv, duke theksuar nevojën për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e Lindjes së Mesme. Ai ka ritheksuar prioritetin e tij për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, duke kërkuar që Siria ta njohë pavarësinë e saj.

“Jam shumë krenar që kam mbështetur publikisht opozitën siriane në luftën e tyre kundër regjimit të Asadit. Tani më shumë se kurrë është momenti i duhur që Siria të njohë pavarësinë e Kosovës,” ka shkruar Hoxhaj.

Takimi vjen në një kohë kur Kosova po intensifikon përpjekjet për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare.