Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, nderojmë me respekt Hoxhën e Drenicës, Halim Bajraktarin, një ndër figurat më të ndritura të luftës për liri. Halimi ra heroikisht në altarin e lirisë, duke sakrifikuar jetën për atdheun, që brezat që pasuan të mund të jetonin në një shtet të lirë dhe të pavarur. Sot, kur shohim Kosovën të lirë dhe të fuqishme, kujtojmë me mirënjohje gjithë dëshmorët që dhanë gjithçka për këtë atdhe dhe na mundësuan ta gëzojmë këtë të drejtë të shenjtë. Lavdi veprës së Halim Bajraktar dhe të gjithë heronjve të tjerë që luftuan për lirinë e Kosovës! 🇦🇱
