Hoti: Kosova po vërshohet nga importet serbe – Alarm për ekonominë vendore!

Para 9 muaj

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e lartë të importeve nga Serbia në Kosovë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara prej tij për periudhën janar-maj, importet nga Serbia janë rritur nga 42.08 milionë euro në 2024, në 91.37 milionë euro në 2025, që përbën një rritje prej 117%.

Hoti paralajmëron se kjo rritje e importeve mund të ketë ardhur në dëm të prodhimit vendor, duke thënë:

“Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia.”

Postimi i plotë i Hotit:

Çfarë po ndodh me importet nga Serbia?

Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 117%.

Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025.

Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia.