Një djalë 9-vjeçar është shpëtuar në Francë pasi kishte qëndruar i mbyllur në furgonin e babait të tij për rreth 18 muaj, në kushte të rënda dhe të papërshtatshme. Fëmija u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital.
Babai është arrestuar dhe akuzohet për rrëmbim dhe vepra të tjera penale, ndërsa partnerja e tij po hetohet për mosndihmë ndaj një të mituri në rrezik. Rasti u zbulua pas denoncimit nga një fqinj.
