Homazhe shtetërore në nderim të Enver Zymerit dhe zyrtarëve policorë të rënë në detyrë

Para 9 muaj

Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe në kuadër të Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë organizuar sot homazhe shtetërore në disa lokacione të rëndësishme përkujtimore.

Ceremonitë kanë nisur në orët e para të mëngjesit me vizitën te familja e zyrtarit policor Muhamed Lika, i cili ra gjatë kryerjes së detyrës. Në vijim, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të Policisë kanë zhvilluar homazhe pranë varrit të Heroit Afrim Bunjaku, si dhe një vizitë respekti në familjen e tij.

Në agjendën e aktiviteteve përkujtimore janë përfshirë gjithashtu:

  • Homazhe pranë varrit të Heroit Enver Zymeri
  • Vizitë në familjen e tij
  • Nderime pranë lapidarit në vendin e rënies së tij

Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 17:00, me pritjen zyrtare të marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman.

Këto homazhe përbëjnë një shprehje të mirënjohjes dhe respektit institucional ndaj zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.