HMD prezanton telefonin e parë “fëmijë-miqësor” me teknologji të avancuar mbrojtjeje

Para 8 muaj

HMD ka lansuar modelin e ri të telefonit të mençur HMD Fuse, i krijuar posaçërisht për fëmijët, me qëllim mbrojtjen nga përmbajtjet e dëmshme për të rritur. Telefoni përmban funksionin inovativ HarmBlock+, i zhvilluar në bashkëpunim me SafeToNet, që bllokon përmbajtjet e papërshtatshme dhe imazhet me natyrë seksuale, duke siguruar një mjedis më të sigurt online për fëmijët.

HMD Fuse ka ekran 6.56 inç HD+ me rifreskim 90Hz, çipset Snapdragon 4 Gen 2, 6GB RAM, 128GB memorie, bateri 5,000mAh me karikim të shpejtë, dhe kamera të fuqishme 108MP + 50MP selfie. Përdor Android 15 dhe ka rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP54.

Ky telefon është pjesë e iniciativës së HMD dhe partnerëve për të ofruar teknologji që ndihmon prindërit të mbrojnë fëmijët në botën digjitale.