Hetuesi i suspenduar pas vrasjes në Gjilan është vëllai i kandidatit për deputet nga VV-ja

Para 8 muaj

Katër zyrtarë policorë u suspenduan ditën e djeshme lidhur me veprimet e tyre për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Në mesin e të suspenduarve, është edhe Ardian Demiri, hetues në Gjilan.

Bazuar në postimet të cilat janë publike nëpër rrjete sociale, Ardian Demiri është vëllai i Burim Demirit, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, shkruan Nacionale.

Demiri kishte qenë këshilltar i Jashtëm për Kulturë i kryetarit të Gjilan.

Në vitin 2022, Burim Demiri ishte bërë pjesë e Listës Guxo.