Herë me Ramën, herë me Berishën, Xhensila këndon për dy partitë!

Para 1 vit

Fushata zgjedhore në Shqipëri ka përfshirë edhe artistë ku shumë këngëtarë janë përfshirë politikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.

E një ndër to Xhensila Myrtezaj, është pak më e veçantë. Kjo pasi brenda një fushate ka kënduar për të dy krahët politikë.

Mbrëmë, Xhensila është parë duke performuar në një aktivitet të Partisë Socialiste në Peshkopi, ku interpretoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Ndërkohë, më 2 mars, Xhensila kishte kënduar për fushatën e Sali Berishës.