Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare për shkelje të Kushtetutës, pasi ato nuk morën pjesë në votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Ai theksoi se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon qartë se votimi i fshehtë është i lejuar dhe çdo deputet prezent ka detyrimin të votojë.
“Partitë opozitare kanë refuzuar mbi 30 herë të kryejnë këtë detyrim kushtetues dhe e kanë dërguar çështjen në Gjykatë, por aktgjykimi nuk gjen asnjë bazë për këtë mosmarrje pjesë. Ata vetë janë shkelës të Kushtetutës duke mos marrë pjesë në votim,” tha Murati, duke shtuar se interpretimet e ndryshme të juristëve nuk ndryshojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
