Haziri: Zgjidhja e krizës kërkon marrëveshje politike, jo procedura formale

Para 10 muaj

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se situata politike në Kosovë, pas dështimit të 33-të për të mbajtur seancë parlamentare, kërkon zgjidhje përmes marrëveshjeve politike dhe jo vetëm përmes procedurave. Ai theksoi se propozimi me 15 pika nga kryetari i LDK-së për një qeveri kalimtare mbetet një opsion i hapur për tejkalimin e krizës. Haziri kritikoi partinë fituese për mosmenaxhimin e suksesit të 9 shkurtit dhe theksoi nevojën urgjente për përgjegjësi dhe bashkëpunim për të gjetur një formulë të qëndrueshme politike.