Haziri: Refuzimi i qeverisë së unitetit nga Kurti e çon Kosovën në terr politik

Para 10 muaj

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për refuzimin e propozimit të LDK-së për formimin e një qeverie uniteti, duke e cilësuar këtë si një vendim të diktuar nga interesat personale të Kurtit.

Në një intervistë për ABC News, Haziri theksoi se situata politike në Kosovë është bllokuar dhe se as zgjedhjet e reja të parakohshme nuk ofrojnë garanci për zgjidhje.

“Kurti është kokëfortë dhe nuk ka asnjë plan për dalje nga ky ngërç që ka nisur që nga 9 shkurti. Ai mund të ndryshojë vetëm sjelljen, jo qëndrimin, duke manipuluar subjekte të tjera politike,” tha Haziri.

Ndërkohë, Parlamenti i ri i Kosovës ende nuk është konstituuar, pavarësisht mbi 30 përpjekjeve, duke lënë vendin pa përfaqësim funksional dhe me ndikim të kufizuar në arenën ndërkombëtare.