Haxhiu: UÇK-ja ishte ushtria mbrojtëse e një populli që kërkonte liri

Para 2 muaj

Kryetarja e Kuvendit të Kosova, Albulena Haxhiu, në seancën solemne për 17 Shkurtin theksoi se Pavarësia u arrit falë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve ndër breza.

Ajo shprehu përkulje për të rënët, martirët dhe familjet që ende mbajnë dhimbjen e luftës, duke theksuar se liria erdhi pas një përpjekjeje të gjatë për çlirim.

Haxhiu nënvizoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ushtri mbrojtëse e një populli që kërkonte të jetonte i lirë në vendin e vet dhe se çdo përpjekje për ta shkëputur luftën nga konteksti historik, rrezikon shtrembërimin e së vërtetës.