Haxhiu takon Prévot, theksohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Belgjikë

Para 12 ditë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Kosovës ndër vite. Po ashtu, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

Haxhiu theksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe NATO.