Haxhiu: Seanca për presidentin s’mund të thirret pa të paktën dy kandidatë

Para 2 muaj

Kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca për zgjedhjen e Presidentit nuk mund të thirret pa pasur të paktën dy kandidatë për këtë post.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që ende nuk kanë dhënë nënshkrimet e tyre të reflektojnë dhe të shqyrtojnë mundësinë e propozimit të kandidatëve, duke theksuar se në këtë moment kërkohet maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha palët. Sipas saj, Kosova ka emra të mjaftueshëm që mund të propozohen për postin e Presidentit