Haxhiu: Mbështetja për ekspozitën u votua nga Kryesia, shpreh keqardhje për situatën

Para 1 muaj

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendimi për mbështetjen financiare të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” është marrë nga Kryesia e Kuvendit, në përputhje me rregulloren për subvencionim.

Sipas saj, përveç përfaqësuesve të Lista Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar pro këtij vendimi.

Megjithatë, Haxhiu ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke theksuar se Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi, ndërsa verifikimi i përmbajtjes nuk ka qenë në kompetencë të drejtpërdrejtë të saj.

Ajo shtoi se ky rast duhet të shërbejë si moment reflektimi institucional, duke paralajmëruar masa konkrete për të ardhmen, përfshirë themelimin e komisioneve profesionale dhe ndryshimin e rregullores për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.