Haxhiu kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme: Nuk është koha për lojëra politike

Para 1 muaj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se ka shumë punë për t’u bërë.

Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht për të shmangur një skenar të tillë dhe për të arritur konsensus politik lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu përmendi edhe afatin e 31 marsit të përcaktuar nga gjykata, duke shtuar se pret një vendim lidhur me dekretin e Vjosa Osmani.

Ajo u shpreh optimiste që më 4 prill vendi të ketë një president të ri me mandat të plotë, duke theksuar se nuk është koha për inate apo lojëra politike, por për përgjegjësi institucionale.