Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Velani, në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. Ajo theksoi se vepra dhe sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i lirisë dhe pavarësisë së vendit. Haxhiu shtoi se institucionet e Kosovës kanë obligim që të mos harrojnë kontributin e tyre dhe të punojnë për një shtet me drejtësi, barazi dhe zhvillim ekonomik.
