Hashim Thaçi: “M’i morën vitet më të bukura të jetës në emër të diçkaje fiktive

Para 9 muaj

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për ndalimin dhe procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se është ndjerë “i abuzuar” dhe i shkëputur padrejtësisht nga jeta dhe familja.

“Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive, pa të drejtë më shkëputën nga familja, më përjashtuan nga puna dhe m’i morën vitet më të bukura të jetës,” deklaroi Thaçi.

Ai mohoi të ndjehet i tradhtuar apo mashtruar, por kritikoi mungesën e qartësimit të akuzave nga ana e Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat, sipas tij, nuk kanë servuar rrëfimin e drejtë të ngjarjes.

Gjatë intervistës, Thaçi përmendi edhe marrëdhëniet e tij me administratat amerikane, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me presidentë si Clinton, Bush, Obama, Trump, dhe takimet me ish-presidentët Bush i Vjetër dhe Jimmy Carter, ku, siç tha ai, gjithnjë ka përfaqësuar interesin e Kosovës.