Hasani: Xhavit Haliti mund të jetë kandidat unifikues për president

Para 17 ditë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një figurë unifikuese për postin e presidentit. Sipas tij, Xhavit Haliti është një nga emrat që mund të marrë mbështetje të gjerë, madje edhe vota nga LVV, duke e cilësuar si figurë me përvojë dhe pa përplasje politike me subjektet e tjera.