Hasani: Gjykata Speciale po gjykon drejtuesit e luftës për lirinë e Kosovës, jo individë

Para 11 muaj

Nait Hasani, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-i burgosuri politik, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë nuk po gjykon individë, por liderët e luftës për lirinë e Kosovës.

Ai ka quajtur këtë proces të padrejtë dhe të rrezikshëm për stabilitetin e rajonit. “Mendoj që Gjykata Speciale që nga fillimi ka qenë një sfidë, që duhet të bashkonte partitë në mbrojtje të interesit të shtetit, vlerave të luftës, lirisë sonë dhe UÇK-së. Gjaku i dëshmorëve tanë, i cili është kthyer në vlerë, ka mundësuar krijimin e shtetit. Sot e kemi Kosovën si shtet falë luftës sonë. Atje po gjykohet Hashim Thaçi, jo si individ, por si drejtues i luftës. Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjetër Shala dhe të tjerë. Prandaj, kjo është dashur të bashkojë politikanët që nga fillimi, pa kursyer asgjë. Është interesi i shtetit të Kosovës, dhe nuk duhet lejuar që Kosova të gjykohet atje.”