Universiteti i Harvardit ka paditur administratën Trump mbi vendimin e presidentit Donald Trump për të revokuar aftësinë e shkollës për të regjistruar studentë ndërkombëtarë.
Reuters raporton se në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të Bostonit, Harvard e quajti revokimin një “shkelje të hapur” të amendamentit të parë të kushtetutës së SHBA-së dhe ligjeve të tjera federale.
Universiteti tha gjithashtu se revokimi kishte një “efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues” për universitetin dhe studentët, shkruan the Guardian.
