Haradinaj viziton disa komuna pas zgjedhjeve: “Gatishmëria për t’i shërbyer qytetarëve, më e madhe se kurrë”

Para 6 muaj

Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar komunat e Gjakovës, Suharekës, Rahovecit dhe Junikut.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj ka theksuar se mobilizimi për fitore dhe përkushtimi për t’i shërbyer qytetarëve është më i madh se kurrë.

“Sot qëndrova në Gjakovë e po ashtu në Suharekë, Rahovec e Junik. Mobilizimi për fitore dhe gatishmëria për t’i shërbyer qytetarëve është më e madhe se kurrë”, ka shkruar ai.