Haradinaj takon ambasadorin hungarez, në fokus anëtarësimi i Kosovës në NATO

Para 2 muaj

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset integruese të Kosovës, me theks të veçantë në anëtarësimin në NATO.

Haradinaj falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve drejt realizimit të objektivave strategjike të vendit.