Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të komentojë gjatë mbi letrën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një marrëveshje politike.
Megjithatë, Haradinaj theksoi se ky veprim duhej të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve, dhe jo pas një periudhe të gjatë pritjeje.
“Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë”, u shpreh ai, duke kritikuar vonesat në procesin e formimit të institucioneve.
Ai gjithashtu ngriti shqetësime për situatën ekonomike në vend, duke veçuar çështjen e rritjes së çmimit të energjisë dhe ndikimin që kjo ka në sektorin prodhues.
“Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera. Rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët. Jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, ka thënë Haradinaj.
