Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e partisë Gjeneralin Timothy Orr.
Haradinaj vlerësoi lart bashkëpunimin me Gjeneralin Orr, duke e cilësuar atë si një ushtarak shembullor që ka shërbyer me përkushtim jo vetëm për vendin e tij, por edhe për Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Sot, në një kapacitet të ri për Gjeneralin, si anëtar i bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (RIT), një institucion i njohur për kontributin në ngritjen e kuadrove profesionale në vend, pata kënaqësinë ta pres në selinë e re të Aleancës,” tha Haradinaj.
Ai shtoi se së bashku kujtuan të kaluarën e përbashkët dhe diskutuan për planet për të ardhmen. Në nderim të kontributit të tij të çmuar, Haradinaj i dorëzoi medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, të cilën Gjenerali Orr e pranoi me kënaqësi.
